Ish-ministrja Klajda Gjosha ka reaguar pas prezantimit të ministrave të rinj të kabinetit “Rama II”, ku nuk do të ekzistojë më Ministria e Integrimit.
Në një status në Facebook, Gjosha shtron pyetjen nëse integrimi ndoshta nuk do të jetë më prioritet i qeverisë së re.
Statusi në Facebook i Klajda Gjoshës:
Mendova se sot qeveria e re do të niste me prioritetin madhor të Shqipërisë dhe shqiptarëve që është integrimi europian i vendit, me vizionin apo strategjinë se si Shqipëria do të shkojë drejt çeljes së negociatave.
Integrimi nuk është shpallja me zhurmë e qeverisë së re dhe as mbledhjet e Asambleve të partive politike, përkundrazi është një kriteresh, një koordinim i pafundëm procesesh e mbi të gjitha është seriozitet dhe respekt për institucionet dhe funksionimin e tyre.
Jam e bindur se Ministria e Integrimit do të atashohet diku në ndonjë cep të qeverisë ,por kurrë nuk kisha menduar se as nuk do të përmendej në fjalën e mbajtur sot mbi qeverine e re! Thua vallë nuk është më prioritet? Uroj të jem gabim për sa kohë kemi fëmijë që i rrisim në Shqipëri dhe ku e vetmja shpresë për shtet funksional është pikërisht ky proces historik i vendit!
/tvklan.al