Ish deputetja e LSI, Klajda Gjosha e ftuar mbrëmjen e së martës në emisionin “Provokacija” në ABC News, foli për shtatzëninë e saj.
Gjoshaj, ish ministre e Integrimit, tha se shumë shpejt në familjen e saj do të vijë në jetë një vazjë.
Mustafa Nano:
Më tregoi që ka pasur një përvojë të fortë, pothuajse dramatike, pas lindjes së fëmijës dhe nuk është se u ndodh të gjitha zonjave kështu. Unë kam në studio Klajda Gjoshën, e cila është shtatzënë për herë të dytë dhe ka një çehre të lumtur dhe të qetë dhe nuk reflekton situatën dramatike që është jashtë asaj në politikë.
Klajda Gjosha:
Njeriu duhet të dijë të ndajë momente të jetës private me këtë lumturi që unë po përjetoj së bashku me familjen time, për të pritur së shpejti një vajzë dhe pjesën tjetër që është ajo e profesionit. Unë jam pjesë e një profesioni që është shumë agresiv, shpeshherë. Megjithatë e gjithë kjo situatë do të sjellë një dritë jeshile në fund të tunelit.
Gjosha është bërë nënë për herë të parë në vitin 2014 me djalin e saj, Luisin.
/tvklan.al