Ditë e vecantë për deputetët dhe ministrat që kanë marrë rrugën drejtë selisë së parlamentit. Me parrulla nëpër duar dhjetra ish të burgosur politik kanë kërkuar dëmshpërblim për vitet e punës gjatë kohës së kaluar në burg. Sipas një projekti të propozuar nga deputeti Arbnori, ish të burgosurit politik duhet të kompesohen me 5 mijë lekë për ditë pune. Protesta e ish të burgosurve politik përpara dyerve të parlamentit u prit me indiferentizëm nga të përzgjedhurit e popullit, asnjë nga deputetët nuk ka zbritur nga makinat luksoze, ndërësa protestuesve ju ka mbetur që të debatojnë me policët.
“ Unë jam nje ish i internuar dhe burgosur politik, më kanë marrë gjithë rininë, më ka ikur e gjithë rinia nga sistemi diktatorial komunisti i Enver Hoxhës”
Gazetari: Një vlerë monetare sa para ju takojnë ?
“ Aq sa është përcaktuar me ligj, aq sa mori Fatos Nano aq të na japin dhe ne.”
“ Si e mori Fatos Nano pafajsinë dhe mori 70 apo 80 milion, ashtu duam dhe ne lekët tona, doli ai nga burgu vrau gruan dhe ai mori lekët, ne përse nuk i marrim ? Kompensimin e kanë të shkruar me letër brënda, ja ka dërguar Pjetër Arbnori” ./tvklan.al