Greva e urisë me kërkesa politike për dorëheqjen e qeverisë aktuale është zgjidhja e ish-të përndjekurve politkë në rast se mazhoranca socialiste nuk miraton në parlament kërkesat e tyre. Protesta e radhës e ish- të përndjekurve nuk është shoqëruar me përleshje me forcat e rendit të cilat ruanin Parlamentin. Dëmshpërblimi për vitet e burgut, kërkesë e protestuesëve do të diskutohet më parë në komisionin e Venecias, por për ish-të përndjekurit kjo alternativë është një mashtrim i radhës në mënyrë që projektligji i hartuar të mos miratohet nga deputetët. Kreu i shoqatës së ish-të përndjekurve politikë, Kurt Kola paralajmëron krahas grevës së urisë bashkimin e ish-të përndjekurve me lëvizjen e opozitës për largimin e qeverisë.
Kurt Kola: “Grevë e urisë do të jetë politike, nuk është më grevë e urisë ekonomike, grevë e urisë është dil çik nga pushteti ti, të vij unë se do shpërblej veten unë atëhere.”
Gazetari: Atëherë në grevë politike do kërkoni largimin e qeverisë?
Kurt Kola: “po sigurisht, nuk kërkojmë më atëhere dëshpërblimin, atëhere. Ndërpritet këtu ana ekonomike, atëhere është politike.”
Gazetari: Atëherë bashkoheni me opozitën?
Kurt Kola: “Po, me ato forca politike që na përkrahin ne në të drejtën tonë.” /tvklan.al