Gazetari Glendi Tafaj, zbuloi në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, bisedën me Klaus Gjasulën, pas ndeshjes me Kroacinë, ku mesfushori shkaktoi autogol dhe më pas shënoi gol.

Tafaj tha se nuk i merr futbollistëve fanellën, por e bëri me Gjasulën, për shkak të asaj që ndodhi në takimin e 19 qershorit.

“Nuk ndodh që unë futbollistëve t’i kërkoj fanellën. I vetmi që i kam kërkuar fanellën është Gjasula. Është fanella e Kroaci-Shqipëri. Është fanellë që unë do e mbaj dhe nuk e kthej më. Gjasula ka pësuar 3 dëmtime të rënda në karrierë, prandaj ka shpërthye me vonesë. Në ditën e parë që debuton në Europian në moshën 34-vjeçare, në topin e parë që prek, shkakton autogol.

Nga ai moment, më tha: ‘Isha 20 minuta në errësirë totale’ . Gjasula me thonj u ngrit lart dhe shënoi atë gol që na dha të gjithëve shpresa. Jam shumë i lumtur që golin e shënoi Gjasula dhe unë i mora fanellën.”, deklaroi Tafaj./ tvklan.al