Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli, foli në konferencë për shtyp në prag të sfidës me Ukrainën, e cila është e fundit në Ligën e Kombeve.
Ismajli deklaroi se vendi i parë është i vështirë tani, pasi nuk është vetëm në dorë të Shqipërisë, por theksoi se në fushë do të futen vetëm për fitore dhe asnjë rezultat pozitiv.
Mbrojtësi theksoi se shpreson në një barazim në ndeshjen Çeki-Gjeorgji, që në rast se kuqezinjtë fitojnë, do të ngjiteshin në vendin e parë.
“Tani është më e vështirë. Nuk varet vetëm nga ne vendi i parë. Ne do të futemi në fushë vetëm për fitore, nuk kemi rezultat tjetër. Shpresojmë në një barazim në ndeshjen mes Çekisë dhe Gjeorgjisë.
Ne jemi në Kombëtare dhe nuk kam dëshirë të flas për merkaton. Jam këtu për Kombëtaren dhe të shohim çfarë do të ndodhë në Janar.
Kundërshtarë të lehtë nuk ka. Sidomos në Serie A. Nuk kemi frikë, kemi bërë mirë në mbrojtje në ndeshjet e fundit. Në “Air Albania” kemi pësuar vetëm një humbje. Tifozët janë një avantazh shumë i madh për ne. Jam i sigurt që do të kemi përkrahje më të madhe edhe ndaj Ukrainës dhe shpresojmë në një fitore.
Detyra e mbrojtjes është të mbrojë. Në Çeki nuk e njihnim mirë atë sulmuesin. Në ndeshjen e dytë ia dolëm. Shpresojmë me fitore ndaj Ukrainës”, deklaroi Ismajli. /tvklan.al