Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Arrestohen dje nga Gjykata e Lartë italiane, katër persona të misionit Ylberi të cilët janë implikuar në vjedhjen e ndihmave të ardhura në shqipëri në ndihmë të Kosovarëve. Kështu Luciano Tenalia dhe Massimo Simoneli, drejtuesit e misionit Ylberi janë arrestuar për favorizim të ndihmave. Në 10 korrikë të vitit 1999 u zbulua se në të gjitha ndihmat e ardhura në Shqipëri nga qeveria Italiane kishte pasur vjedhje. Drejtuesit e misionit Ylberi bashkëpunonin me pronarin e Hotel “Bolonjës” në Vlorë. Ndihmat e ardhura në Shqipëri për krizën kosovare ishin vjedhur edhe njëherë. Nga kampet e ngritura të kosovarëve në qytetin e Vlorës ishin zhdukur rregjistrat e ndihmave, më pas këta rregjistra janë dorëzuar në gjykatë të fallsifikuara.  Zhvillimet e fundit të hetimeve bënë të mundur arrestimet e drejtuesve Ylberi. Ky skandal përfshin edhe politikën italiane. Kështu sot politikanët e grupimeve të ndryshme partiake kanë kërkuar largimin nga detyra të zv/sekretarit të mbrojtjes civile. Ka reaguar sot edhe kryeministri italian D’Alema./tvklan.al