Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Hetimet e fundit të misionit Ylberi kanë nxjerrë në dritë disa fakte për gjykatësin Emiljano. Luciano Tenalia, shefi i misionit Ylberi në Vlorë është lajmëruar në Tetorin e kaluar nga një grua për përgjimin e telefonit të tij. Personi që e ka lajmëruar e cila bën pjesë në shërbimin sekret në Bari është larguar nga Italia së fundmi. Ndërkohë që hetimet e kësaj piste vazhdojnë edhe për Massimo Simonelin edhe me të ka ndodhur e njëjta gjë. Në Tetorin e kaluar kur hetimet kishin arritur në një pikë kritike, në telefonat celularë të dy drejtuesve të misionit Ylberi përgjoheshin, ata lajmërohen dhe më pas humben të gjitha gjurmët e hetimit.

Ditët e fundit Emiljano firmos për dy të arrestuarit arrest shtëpie. Ndërsa mbrëm në darkë zbulohet një pistë e re hetimi. Qendra e grumbullimit të ndihmave në Raguza të Italisë mbrëm ka qenë nën hetim. Guardia di Finanza ka arritur të arrestoj titullarin e magazinës qëndrore të transportit, i cili kishte në magazinë ndihmat e nisura për në shqipëri. 2 maune të ngarkuara me ndihma janë sekuestruar që niseshin për në Mozanbik. Sipas Guardia di Finanzas ndihmat që do të vinin në shqipëri në krizën e kosovës janë magazinuar ne këtë magazinë në Komizone, për tu shitur më pas në Mozanbik.

Misioni Ylberi deri tani ka nxjerrë shpesh herë skandale gjatë këtij hetimi. Mesa duket skandali i ndihmave për shqipërinë imlikon edhe shtete të tjera./tvklan.al