Shorti për çerekfinalet e Ligës së Kombeve i hedhur në Nion të Zvicrës ka dhuruar përballje emocionuese. Italia e Luciano Spalletti-t do të ndeshet me Gjermaninë. Kundërshtarja e Spanjës do të jetë Holanda. Goglat vendosën kundër Portugalisë së CR7, Danimarkën, kurse Kroacia do të përballet me Francën.

Në play off-in e promovimit apo të zbritjes mes Ligave A dhe B, përballjet do të jenë Turqi-Hungari; Ukrainë-Belgjikë; Austri-Serbi dhe Greqi-Skoci. Në play-of për në Ligën B apo C, Kosova do të përballet me Islandën, Bullgaria me Irlandën, Armenia me Gjeorgjinë dhe Sllovakia me Slloveninë.

‘Dardanët’ kanë shansin që të ngjiten në një ligë më sipër në edicionin e ardhshëm nëse mposhtin islandezët. Çiftet për play-of për Ligat C/D janë Gjibraltar-Letoni dhe Maltë-Luksemburg. Sfidat e para të ndeshjeve do të luhen më 20 mars, e të kthimit tri ditë më pas. Gjysmëfinalet e Ligës A do të zhvillohen më 4 e 5 qershor, ndërsa ndeshja për vendin e tretë dhe finalja do të zhvillohen më 8 qershor.

Klan News