Pothuajse 10 muaj pasi pacienti i parë italian doli pozitiv më COVID, Italia ka vaksinuar qytetarët e parë kundër koronavirusit.
Tre mjek në spitalin Spallanzani të Romës iu nënshtruan vaksinimit që në orët e para të mëngjesit. Përgjegjësi për epideminë në Itali, Domenico Arcuri ka deklaruar se ky është në moment historik.
Edhe mjekja e vaksinuar Claudia Alivernini u shpreh se sot “vaksinimi shkoi shumë mirë dhe ishte një moment historik” për të dhe për vendin.
Itali ashtu si vendet e tjera në Bashkimin Evropian kanë marrë vaksinën e zhvilluar nga Prifez/BioNTech. Rreth 9,750 doza kanë mbërritur tashmë në Itali dhe 470,000 të tjera pritet të mbërrijnë nga java e ardhshme, tha ministria e shëndetësisë.
Vaksina do të jetë falas, punonjësit shëndetësorë dhe të moshuarit do të jenë të parët që do të ofrohen inokulimi vullnetar.
Vaksinimi në Itali bëhet në një kohë kur vendi të enjten u bë vendi i tetë në botë që tejkalon 2 milion raste të regjistruara zyrtarisht. Ajo ka raportuar 70,909 vdekje, numri më i lartë në Evropë dhe i pesti në botë./tvklan.al