Dy vëllezër italianë të cilët trafikonin automjete luksoze të vjedhura në vendin tonë, janë zbuluar nga policia. Davide Simula është vënë në pranga, ndërsa vëllai i tij është proceduar penalisht.

Si provë materiale, Policia sekuestroi dy automjete, tip “Audi Q3” dhe “BMW X6”, prodhime të viteve të fundit, me vlerë rreth 150 000 Euro.

Blutë e kryeqytetit shprehen se po vijojnë punën për të zbardhur raste të tjera të trafikimit të mjeteve që mund të kenë kryer dy vëllezërit.

Klan News