Policia thotë se ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti fizik ndërmjet dy personave në Durrës.
Uniformat blu shprehen se mbrëmjen e së martës kanë marrë një njoftim se në lagjen nr.6 një person po konfliktohej fizikisht me një tjetër. Sipas tyre, ai po e kërcënonte atë me një send, në dukje armë zjarri pistoletë, që e kishte me vete.
“Nga veprimet e shpejta është kapur dhe vënë në pranga shtetasi M. L., 30 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive. Ky shtetas është konfliktuar fizikisht me shtetasin D. M., për motive të dobëta”, njoftoi policia.
Për këtë arsye është vënë në pranga 30-vjeçari. Nga hetimet rezultoi se arma që ai kishte, ishte sportive.
“Arma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njoftoi policia.
Ndërkohë personi tjetër që u përfshi në sherr është proceduar për dëmtime me dashje./tvklan.al