Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi u paraqit këtë të Hënë në Apelin e Posaçëm për seancën lidhur me sekuestron e dy banesave. Megjithatë vëmendjen sot e rrëmbeu bastuni i saj.
Teksa e cilësoi si “aksesor trend”, sqaroi se ka pasur një incident në palestër.
“Ju e dini që unë bëj palestër shumë dhe e kam vrarë pak gjurin. Po edhe më pëlqen shumë ky bastun, është shumë trend”, tha ajo.
Ironi për Ilir Metën? E pyetur për këtë, Kryemadhi tha se “nuk flet për njerëz që s’kanë të bëjnë me jetën e saj.”
Kujtojmë se çifti i dhanë fund martesë së tyre më 20 Qershor të këtij viti, e siç ka deklaruar Kryemadhi publikisht ata kanë më shumë se 7 muaj pa asnjë komunikim.
Duket se tashmë pikat e vetme ku “bashkohen” janë fëmijët dhe përballja me këtë proces gjyqësor.
/tvklan.al