Ditën e diel në “E diela shqiptare” në Tv Klan është java e parë e prezantimit të artistëve të edicionit të ri të “Kënga Magjike”. Erik Lloshi rikthehet këtë vit, por jo më me një baladë. Kënga si dedikohet femrës, ndërsa Eriku thotë për “Aldo Morning Shoë” se në 4 prej tyre, ka rrëfyer historinë e jetës.
Aldo: Erik, na thuaj diçka për këngën, çfarë do të presim ne?
Erik Lloshi: Bëra një peticion në Instagram që çfarë mendon se është kënga ime. Popullore, e para, që s’e kishte vënë askush.
Aldo: Vërtet, si quhet kënga?
Erik Lloshi: “Zanë moj”. Nga titulli duket sikur ka motive popullore, por nuk është.
Aldo: “Zanë moj”. Në fakt edhe unë po ta shihja për herë të parë kështu do thoja. Po si është kjo “Zanë moj?” Sigurisht i dedikohet një femre, një vajze?
Erik Lloshi: “Zanë moj” i dedikohet zanës së malit që ka qenë kohë më përpara që personifikonte një femër të bukur. Ne e kemi rikthyer, Muma, falënderoj Mumën për tekstin e mrekullueshëm që ka bërë për këngën dhe gjithashtu Kledi Bahitin si kompozitor. Muma ka rikthyer kohën e vjetër dhe e ka bërë në kohën moderne sot.
Albana Çaushaj: A ka një nga këto këngë që ti e ke punuar fort dhe që është historia e jetës tënde?
Erik Lloshi: Ka katër këngë që janë historia e jetës sime. Është “Si dukem unë pa ty”, “Diku të kam parë”, “Ajo është ajo” dhe “Njeri tjetër”.
Aldo: Na doli kuici./tvklan.al