Partizani ka bërë çudinë e radhës duke mundur 1-0 Besën në “Qemal Stafa”. Ndërsa Tirana e mbylli pa gola ndeshjen me Elbasanin. Skuadra e Agustin Kolës, ka marrë vetëm 1 pik që i rrezikon vendin e parë, pasi Vllaznia nëse fiton të dielën me Lushnjën ngjitet përsëri në krye. Miqtë nga Elbasani që kërkonin më shumë se 1 barazim vunë disa herë në rrezik portën e Tiranës e cila pati mundësitë e saj parë të shënuar, por pa sukses.

Panoramë ndryshe në sfidën tjetër të ditës ku Marjus Ngjela me golin e tij në fundin e pjesë së parë i dha ekipit 3 pikë të tjera duke shtuar më shumë shpresat për shpëtim. Skuadra e Shpëtim Duros, ruajti avantazhin edhe pse për shumë minuta luajti me 10 lojtar, pas të verdhit të dytë që mori mbrojtësi Renato Mallota.

Kapiteni i Besës Bekim Kuli, dëmtoi veten dhe ekipin me kartonin e kuq që mori kur takimit po i vinte fundi. Të gjitha ndeshjet e mbetura të javës së 21 do të luhen të dielën në ora 14:30./tvklan.al

Gazetari: Endrit Sauku