Kombëtarja ka nisur përgatitjet për miqësoren e së mërkurës me Qipron. Trajneri Kuze me të rinjtë që ka thirrur është në fazën e ndërtimit të skuadrës së re që do të përfaqësohen ne kualifikueset e Euro 2012.

Prova me qipriotët, të cilët nuk i kemi munduar asnjëherë mund ta quajmë të rëndësishme pasi kjo skuadër ka treguar se di të luajë mire kohët e fundit.

Klodian Duro: “Shumica e lojtarëve njihen shumë mirë me njëri-tjetrin dhe plus që kanë një vazhdimësi prej më shumë se 5 vjetësh që lozin bashkë. Ka një eksperiencë në arenën ndërkombëtare, plus që gjithë baza e ndërkombëtares është e gjitha nga kampionati vendas, plus që kanë dhe një trajner me shumë eksperiencë. Mendoj që ka një kombëtare kompakte që është për t’u vlerësuar”.

Lorik Cana: “Po mundohem që ti heqim këto gabime, që të ecim dhe ne si skuadër, sepse me të vërtetë e kemi një bazë lojtarësh që luajmë ca vite bashkë, po kemi një bazë tjetër që sapo ka ardhur ka këto 2 vjetët e fundit. Duhet të krijuar dmth një shpirt luftarak dhe një shpirt për ta mësuar dhe fitimin”.

Kombëtarja ka thuajse 1 vit që nuk fiton një takim ndërsa nën drejtimin e Josip Kuze ka shënuar 1 humbje dhe 1 barazim. Ndeshja Shqipëri-Qipro do të luhet të mërkurën në ora 19:00 në stadiumin “Qemal Stafa”./tvklan.al

Gazetari: Endrit Sauku