Java e parë e kampionatit të futbollit ka filluar me zhgënjimin e Vllaznisë në Kavajë dhe Tiranës në kryeqytet.
Kampionët e Shqipërisë janë mundur 3-1 nga Flamurtari. Nuk mund të quhet surprizë pasi rivaliteti mes këtyre dy ekipeve u trashëgua që prej fundit të sezonit të shkuar. Në një farë mënyre Vlonjatët nxorën inatin e humbjes në trofeun e Superkupës.
Në “Qemal Stafa”, çdo gjë është mbyllur në pjesën e parë të takimit. Vlonjatët shënojnë në të 11-in me Alvish dhe dyfishojnë në të 18 me Roshin.
10 minuta më pas golin e vetëm për Tiranën e realizon vlonjati, Abilaliaj. Një gabim i mbrojtësit të Tiranës, Lila, i kushton atij ndëshkimin me karton të kuq dhe një 11-metërsh që kthehet në gol nga Mema.
Në ndeshjen e parë të skuadrës së zemrës, tifozët bardhe e blu kanë gjetur rastin të urojnë edhe prefektin e ri të Tiranës, Keltis Kruja për detyrën e tij.
Vllaznia është mundur në Kavajë duke e filluar me këmbë të majtë kampionatin. 2 golat e Besës kanë si autorë Xhafajn dhe Fagun. Ka pësuar edhe Teuta në Fier me Apoloninë po me rezultatin 2-0.
Në Krujë Dinamo ka mundur Kastriotin 3-1. Bakaj, Muça dhe Kuli janë autorët e golave për skuadrën e kryeqytetit. 7 gola janë shënuar në Korçë në fitoren 4-3 të Skënderbeut me Laçin. Gramozi dhe Shkumbini kanë barazuar pa gola./tvklan.al
Gazetari: Erion Todhe