Tirana e ka nisur sezonin e ri me fitoren e Superkupës, pikërisht në ditën e 89-vjetorit të themelimit të klubit.

Skuadra kampione e Shqipërisë ka mundur 1-0 Flamurtarin që në muajin Maj e rrëmbeu kupën në Durrës.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Qemal Stafa” u zhbllokua në minutën e 71. Sulmuesi vlonjat, Arbër Abilaliaj, i ardhur gjatë merkatos së verës te bardhe e blutë ka qenë autori i golit.

Kjo është Superkupa numër 9 për Tiranën në 20 edicionet e zhvilluara deri më tani. Përballja Tirana-Flamurtari do të jetë edhe ndeshja që do të hap kampionatin fundjavën e ardhshme.

IIija Lonçareviç: “Mund të them se jam i kënaqur me fitoren e Superkupës. Nuk kemi qenë dhe aq të sigurt në lojë siç e patëm menduar më parë të kushtëzuar dhe nga problemet me dëmtimet. Megjithatë mund të them se jam i kënaqur me përqendrimin e lojtarëve. Veçanërisht në pjesën e dytë kur edhe shënuam”./tvklan.al

Gazetari: Endrit Sauku