Java e dhjetë e Superiores pati 4 barazime në 5 ndeshje të zhvilluara. Partizani gjithsesi qëndroi në krye të klasifikimit pasi ndeshja me Vllazninë të shtunën në Shkodër u mbyll 2 – 2.

“Besoj se kemi qenë pak më cilësor se kundërshtari, por nuk mund t’ia heq meritën Vllaznisë që ktheu rezultatin. 30 minutat e para e dominuan lojën, pastaj kemi patur rënie në lojën tonë. Por sërish në minutat e fundit të pjesës së dytë e morëm në kontroll ndeshjen dhe ekipi tregoi karakter”, tha trajneri i Partizanit.

“Vret gjithmonë kur pëson këto gola dhe është shumë e thjeshtë, pasi krijuam aksione gjatë ndeshjes dhe nuk e nisëm mirë, ishim pak nervozë pësuam gol lehtësisht që mund të shmangej, por treguam shpirt gare dhe bëmë një paraqitje të mirë, ndaj një kundërshtari të fortë si Partizani, ku patëm mundësi të shënonim edhe golin e tretë”, tha trajneri i Vllaznisë. 

Tirana barazoi përsëri, takimin e tetë në 10 javë kampionat. Kësaj here sfida me Laçin e luajtur në Korçë u mbyll 1 – 1. Me të njëjtin rezultat përfundoi takimi mes Elbasanit dhe Skënderbeut.

Të premten Bylisi fitoi 4 – 0 me Teutën, ndërsa Egnatia – Dinamo barazuan 1 – 1. Këto rezultate mbajnë pranë ekipet, pasi vendin e parë me të gjashtin e ndajnë vetëm 3 pikë.

Tv Klan