Gjatë një mitingu në Deiton të Ohajos dhe në ditëlindjen e tij të 72 John McCain zgjodhi Sarah Palin si kandidate për zv/presidente të Shteteve të Bashkuara. Kjo do të jetë hera e parë që një grua merr një kandidaturë të tillë në Partinë Republikane.
44-vjeçarja Palin që në fjalimin e saj falënderoi edhe demokraten Hillary Clinton, konsiderohet si Zhan Darka e politikës së Alaskës. Për momentin është në mandatin e saj të parë si guvernatore në Alaskë, posti më i lartë i arritur ndonjëherë nga një femër në këtë shtet. Ajo është një konservatore si në çështjet ekonomike dhe ato sociale. Palin një ish-Miss në qytetin e saj të lindjes në Uasilla u bë e njohur në luftën e saj në politikë kundër korrupsionit.
Politikania kundërshton abortin dhe martesat gay dhe favorizon të drejtën e armëmbajtjes, është një mbështetëse e flaktë e senatorit John McCain, por edhe e pjesëmarrjes së grave në politikë. Duke ngjitur shkallët e politikës Palin ka mundur shuam rivalë meshkuj, ajo është cilësuar si nj grua e nxehtë e një shteti të ftohtë dhe për këtë pozoi dhe në revistën Vogue
Guvernatorja ka 5 fëmijë, një prej të cilëve të sëmura nga sindroma doun, kandidatura e saj pritet të shihet me sy të mirë nga shumë gra amerikane të zhgënjyera nga dështimi i Hillary Clinton. Palin është kandidatja e dytë femër për postin e zëvendës presidentes në historinë amerikane.
Obama: Amerika, jo kthim mbrapa
Duke premtuar një atmosferë të re ndryshimi në politikën amerikane, Barack Obama në prani të 75 mijë mbështetësve të tij pranoi emërimin e partisë për tu bërë presidenti i 44 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Obama u fokusua në çështje si arsimi, sistemi shëndetësor, lufta në Irak, sulmoi ashpër rivalin tij John McCain dhe mbi të gjitha nënvizoi se është koha për të ndryshuar Amerikën.
Fjalimi i senatorit Obama shënoi edhe përfundimin e kuvendit 4 ditë të Partisë Demokrate dhe u mbajt në 45 vjetorin në një prej ngjarjeve më të shënuara të lëvizjes për të drejtat civile në Amerikë, fjalimit të Martin Luter Kingut i riu “ I have a dream”./tvklan.al
Gazetare: Urita Dokle