John Withers: “Për të përmbushur këtë detyrë të madhe ju duhet kurajë, kurajë për të kundërshtuar presionin, kurajë që të merrni vendime të vështira mbështetur vetëm në ligjin dhe provat dhe ç’është dhe më e vështira, kurajë që të çrrënjosni korrupsionin që gjendet mes jush”.
Ka qenë ky mesazhi i drejtpërdrejtë që diplomati amerikan, John Withers, u përcolli kryetarëve të gjykatave të rrethit në një takim me Këshillin e Lartë të Drejtësisë.
Ambasadori Withers garantoi se qeveria e tij do të mbështesë pavarësinë e gjyqësorit, teksa tha se gjykatat janë ato që dëshmojnë nivelin e demokracisë në një shtet.
John Withers: “Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka një përgjegjësi të madhe për të emëruar gjyqtarë në mënyrë të drejtë dhe të ndershme dhe së bashku me vetë gjyqtarët siguroi që një sistem gjyqësor të mbetet i pastër dhe i paprekur nga gjyqtarët e pandershëm dhe të korruptuar dhe për gjyqtarët që sot janë këtu ju ndoshta keni barrën më të madhe, përgjegjësinë më të madhe se të gjithë të tjerët”.
Dhe në këtë kontekst diplomati amerikan theksoi se për një shoqëri të lirë dhe demokratike nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa një sistem i drejtë dhe i ndershëm i drejtësisë, i bazuar vetëm mbi ligje dhe fakte./tvklan.al
Gazetare: Anduena Llabani