Mediat: Në bisedime të avancuara me federatën
José Mourinho nuk e mendon aspak të tërhiqet nga trajnimi dhe të pranojë ofertat për opinionist në programe të ndryshme televizive kushtuar futbollit.
61-vjeçari ka ende një popullaritet të madh në mbarë botën, dhe sfida e tij e radhës mund të jetë gjithashtu e para në karrierën e tij të gjatë që nisi më shumë se 20 vjet më parë.
Në të vërtetë, ai nuk e ka fshehur kurrë dëshirën e tij që një ditë të veshë kostumin e trajnerit të Portugalisë. Por sipas informacioneve të fundit, është federata e Kamerunit ajo që po përpiqet të sigurojë shërbimet e tij, falë negociatorit special, Presidentit Samuel Eto’o.
Ish-futbollisti dhe tekniku krijuan lidhje të forta gjatë qëndrimit të tyre të përbashkët tek Inter.
Pretendohet se diskutimet janë në fazë shumë të avancuar. Federata e Kamerunit është ende në kërkim të një zëvendësuesi për Rigobert Song i cili më 29 Shkurt të këtij viti u shkarkua nga detyra pas paraqitjes së dobët të kombëtares në kupën e Kombeve të Afrikës.
Tv Klan