Nëse ju ofrojnë para për të blerë votën, tashmë ekziston një numër telefoni ku mund të denonconi.
Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj ka miratuar ngritjen e një platforme telefonike që do të jetë 24 orë në shërbim të qytetarëve. Kushdo që do të denoncojë blerjen e votës, mund të telefonojë në numrin 0694137777.
Në këtë numër raportohen raste të shit-blerjes së votës, përfshirjes së punonjësve të Policisë në mbështetje të subjekteve elektorale dhe për të gjithë krimet e tjera elektorale.
/tvklan.al