Juventusi shtyn festën për titullin kampion, pasi ende nuk e ka siguruar matematikisht. Ekipi që kryeson Serinë A humbi të shtunën takimin në fushën e Spalit me rezultatin 2 – 1.
Juve edhe pse realizoi gol në pjesën e parë, ishin vendasit që e përmbysën rezultatin në pjesën e dytë. Trajneri Alegri kishte lënë pushim shumë titullarë për këtë sfidë.
Juventusi tani duhet të presë takimin me Fiorentinën javën e ardhshme, ose Napoli të mos fitojë me Kievon sfidën që do të luhet të dielën.
Tv Klan