Juventusi kërkon një tjetër mbrojtës nga Milani. Pasi bëri “bingo” me Pierre Kalulu në verë, bardhezinjtë tashmë synojnë edhe Fikayo Tomorin nga rivalët e kampionatit.

“Zonja e Vjetër” do të tentojë arritjen e një marrëveshje në ditët e para të Janarit, ndonëse nuk duket e lehtë.

Sipas raportimeve nga Italia, Milani kërkon të paktën 30 milionë euro për shërbimet e mbrojtësit. Kuqezinjtë nuk kanë ndërmend të ulen në çmim, kjo edhe për shkak se nga Anglia përflitet për një interesim të Newcastle.

Gjithashtu te Milani nuk duan të shesin një tjetër lojtar te Juventusi, pasi do të përforconin rivalët, çka mund sjellë edhe irritim të tifozëve.

Nga ana tjetër, Juventusi mund të propozojë një huazim me detyrim blerë, për jo më shumë se 15 milionë euro. /tvklan.al