Juventusi u rikthye te fitorja në Serinë A, pas tre barazimeve radhazi. Bardhezinjtë mposhtën në transfertë Genoa-n, me rezultatin e pastër 3-0.
Sukses i rëndësishëm i “Zonjës së Vjetër”, që duket se ka kaluar “ngërçin” e disa javëve. Pas pjesës së parë të mbyllur pa gola, në të dytën Juventusi u shfaq me një fytyrë tjetër.
Vlahovic me dy gola të shpejtë në minutat 48 dhe 55, i dha avantazhin e dyfishtë miqve, që shënuan edhe një gol tjetër në fund me Conceicao, për të vulosur takimin në 0-3.
Me këtë fitore, Juventusi merr vendin e parë në renditje me 12 pikë, 1 më shumë se ndjekësit e Torinos, Milanit dhe Interit. /tvklan.al