20% e territorit është ende e pabanuar nga njeriu
Vetëm 20% e planetit tonë është e lirë. Ndërsa pjesa tjetër e Tokës, pra jo pak, por 80% është e pushtuar nga prezenca njerëzore. Këtu sigurisht përjashtohen zona ekstreme si polet, shpella, maja malesh shumë të larta apo aty ku kushtet atmosferike e bëjnë të pamundur mbijetesën e njeriut.
Një grup kërkuesish të Davis, pjesë e universitetit të Kalifornisë, por edhe grupe të tjera nga gjithë SHBA, kanë realizuar një analizim të detajuar të 4 hartave statistikore mes viteve 2009-2015, mbi shtrirjen dhe aktivitetin e njeriut në mbarë planetin tonë. Dhe nga të gjitha këto kalkulime ka dalë në pah se prezenca e aktivitetit human nuk ekziston në vetëm 20% të tokës.
Hartëzimi është ndarë në 3 pjesë.
Në zonën e parë, prania njerëzore nuk ekziston ose është e papërfillshme dhe bëhet fjalë për ato raste kur mund të jenë të populluara nga tribu indigjene, mirëpo gjurma njerëzore në këto kushte nuk ndikon aspak në natyrë, pasi nuk ekziston qëllimi tregtar dhe dominimi është pikërisht i natyrës, e cila mbetet e pandryshuar.
Ndarja vijon me zonën 2, që është emërtuar “pjesërisht e pushtuar nga njeriu”, ku bëjnë pjesë zona rurale të largëta, ku praktikohet ende bujqësia dhe blegtoria lokale, por me mjete deri diku primitive. Kjo pjesë zë rreth 45% të tokave të planetit.
Ndërsa pjesa e mbetur është ajo e kolonizuar plotësisht nga njeriu.
Klan Plus