Një ndër problemet kryesore për hekurudhën shqiptare janë kalesat e paligjshme, kalesat e krijuara përgjatë linjës Durrës-Tiranë apo Kavajë, janë tejet të rrezikshme për trenat, kalimin e automjeteve dhe banorëve.
Zamir Ramadani: “Kalime të paligjshme këto që janë bërë burim aksidentesh, duke marrë jetë njerëzish, gjatë linjës hekurudhore edhe duke na krijuar mjaft dëme ekonomike të mirëmbajtjes, të infrastrukturës dhe të mjeteve lëvizëse.”
Ndonëse një problem i vënë në pah edhe më parë, nuk është bërë asnjë ndërhyrje nga inspektorati i policisë ndërtimore për prishjen e tyre.
Zamir Ramadani: “Fatkeqësisht deri më sot akoma nuk po shohim një ndërhyrje nga inspektorati i policisë ndërtimore.”
Petrit Gjini, mashinist është i detyruar të përballet çdo ditë me kalesat e paligjshme.
Petrit Gjini: “Me një fjalë të ruajë kokën e tij, të ruajë personin që ka aty apo njerëz që ka mbi shpatulla në tenin e pasagjerit, kaq përgjegjës të madhe ka mashinisti.”
Numri i kalesave të paligjshme kap shifrën e 159 të tillave të cilat në shumicën e rasteve janë bërë shkak për avari, prishje të infrastrukturës hekurudhore, aksidente e deri në humbje jetësh./tvklan.al