Bisedat e zbardhura mes Briken Tereziut dhe Eneo Sulejamanajt, në celularin e këtij të fundit zbuluan skemën e kalimit të paligjshëm të kufirit të shqiptarëve drejt vendeve të BE-së.
Në dosjen e siguruar nga Klan News, evidentohen bisedat në aplikacionin Signal mes Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Tereziu. Ky i fundit thuajse çdo kalim të parregullt të kufirit e kryente tek kabina nr.4 e aeroportit të Rinasit.
Kalimi i fëmijëve pa prokurorë ishte lehtësisht i mundshëm. Një grua kaloi pa probleme me 3 fëmijët e mitur, edhe pse nuk kishte asnjë dokumentacion shoqërues.
Eneo: S’paskan prokurën për kalamajt e ka burrin në Itali. Fola në telefon me burrin e vet tani, e bëjmë?
Briken: E ka me letra burrin?
Eneo: Se di se pyeta. Në Catania janë. Atje duan të shkojnë dhe këta.
Briken: Kur kishte ik ai?
Eneo: T’ia kërkoj pasaportën?
Briken: Po kërkoja një here.
Një tjetër kategori ishte edhe kalimi i kufirit duke shkelur ditët e qëndrimit në zonën Shengen. Një tjetër grua për këtë pagoi 170 Euro.
Eneo: Mgjes vlla. Do leri 170 t’gjitha. Po i them t’i fusi në pasaportë.
Briken: Mirmgjes, ok.
Për të dërguar paratë tek efektivët e policisë, Eneo Sulejmanaj, përdorte persona të tjerë.
Eneo: Të dërgoj atë djalin apo do të takohemi nesër bashkë. Si e ke më mirë?
Briken: Si ta kesh s’ka problem.
Briken: Ok.
Eneo: Po vjen, 5 min është aty ka 600.
Gjatë 1 viti kur kaluan thuajse 300 qytetarë pasi paguanin policët kishte dhe raste kur nuk bënin pagesën. Gjatë kësaj kohe, kishte edhe refuzime nga policët, siç ishte rasti i një qytetari, të cilit i sugjerojnë të kalojë nga toka, duke iu referuar doganave në kufirin e gjelbër.
Klan News