Seanca gjyqësore për dosjen “5D” është shtyrë, pasi Prokuroria ka kërkuar kohë për t’u njohur me parashtrimet dhe kërkesat e paraqitura nga avokatët.

Sipas asaj që bën të ditur gazetarja e Klan News, Glidona Daci, seanca e rradhës për fraksionin e dytë të dosjes është caktuar me datë 18 Shkurt ora 12:00.

Më herët SPAK ka sqaruar se kompania 5D, zotëruar në mënyrë indirekte nga Redi Molla dhe Mariglen Qato, ish-drejtor në institucionet në varësi të Bashkisë Tiranë ka përfituar tendera në kundërshtim me ligjin nga “Tirana Parking” dhe “Klubi Sportiv Tirana”.

Konkretisht, në vitin 2020, e pandehura Deborah Keçi nën drejtimin e “Klubit Sportiv Tirana”, institucion në varësi të Bashkisë në bashkëpunim me 3 persona të tjerë, në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave kanë krijuar për “5D Konstruksion” sh.p.k avantazhe dhe privilegje të padrejta në një tender.

Gjithashtu në vitin 2019, e pandehura Eglantina Zere nën drejtimin e “Tirana Parking” institucion në varësi të Bashkisë Tiranë, në bashkëpunim me 4 të pandehur të tjerë, kanë favorizuar kompaninë V.A.S, e njëjtë me 5D-në sipas SPAK në përfitimin e një teneri rikonstruksioni.

/tvklan.al