Pas tre javësh në arrati Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vënë në pranga inspektorin e policisë Briken Tereziu.
Ai dyshohet si personi kryesor i ngritjes së skemës së kalimit të paligjshëm të qytetarëve drejt vendeve të BE-së kundrejt pagesës.
Ndaj tij është caktuar masë sigurie “arrest në burg” në mungesë. 39-vjeçari bashkëpunonte me Eneo Sulejmanaj, i arrestuar për trafik droge, për të kaluar kufirin e qytetarëve të cilët kishin probleme në zonën Shengen.
Ndaj tij janë ngritur akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit pasi të personave që ushtrojnë funksione publike.
Klan News