Shqipëria ka marrë 7 medalje në ditën e dytë të Kampionatit Europian të peshëngritjes për të rinjtë që po mbahet në Durrës.

Më i suksesshmi ka qenë Daniel Godelli i cili në fund të garës së tij për peshën 62 kg mori 3 medalje, 2 të ara dhe 1 të argjendtë. Duke u shpallur edhe kampion i kontinentit.

16-vjeçari Godelli e përfundoi garën me 272 kg në total. Duke përmisuar me 9 kg rezultatin që shënoi në Europianin e parë të rinjve në korrik. Vendi i dytë në dygarësh ishte për rusin Pavel Shukanov. Ndërsa në podium u ngjit edhe moldavi Aleksandër Spak.

Rezultate që nuk priteshin në peshën 69 kg për meshkuj. Ku pretendenti kryesor Gerti Trasha doli vetëm më një medalje argjendi në stilin e shkëputjes, por e përfundoi me 137 kg në shtangë.

Në shtytje Trasha që kishte përfaqësimin e fundit me të rinjtë, dështoi në të 3 provat duke mos u klasifikuar në dy garësh. Garë pozitive për Briken Çaljën i cili mori 3 bronzi me 301 kg të ngritura në total. Kampion në këtë kategori i shpall armeni Arakel Mirzojan.

Në garën e femrave për peshën 58 kg shqiptarja Shehrjana Ruci u klasifikua e 7, me 171 kg të ngritura në total. Ruci e cila është vetëm 15 vjeç, përmirësoi me 7 kg rezultatin e shënuar në kampionatin e të rriturave./tvklan.al

Gazetar: Endrit Sauku