Nën kujdesin e zonjës së parë u përkujtua përvjetori i 5 i lumturimit të nobelistes shqiptare për paqe. Me një mbrëmje bamirësie të titulluar “Nënë Tereza shenja shenjtërie”.
Kjo mbrëmje artistike bamirësie ishte një sfilatë mode e stilistes Merita Toçila, veshjet e së cilës ishin frymëzuar nga veshjet e motrave të Nënë Terezës, si dhe një ankand me vepra arti.
Teuta Topi: “Kjo është një mbrëmje dashurie, ku artistët dhe arti i tyre, janë pranë njeriut më të dashur për Nënë Terezën, njeriut që vuan. Nënë Tereza u përket vlerave universale të njerëzimit, por njëkohësisht ajo është simboli i shpirtit dhe i qytetarisë shqiptare.”
Ankandi për bamirësi i cili ishte qëllimi i mbrëmjes, nisi me prezantimin e punëve të ofruar nga artistët këtë mbrëmje nga veprat e piktorëve Skënder Kamberi, Anastas Kostandini, Adnan Kastrati, Artan Shabani, Arben Bajo, Orion Shima dhe Idlir Koka.
Të ardhurat e ankandit do ti dorëzohen misionit të motrave të Nënë Terezës në Tiranë.
Bashkia Shkodër në bashkëpunim më teatrin Migjeni dhe grupet artistike organizuan një koncert festiv të kombinuar me pjesë klasike dhe këngë e valle me fëmijë. Në kujtim të përvjetorit të 5 të lumturimit të Nënë Terezës.
Përveç koncertit u bënë edhe dekorime. 5 vjet më parë në Vatikan Papa Gjon Pali II kreu ceremoninë e lumturimit të humanistes të madhe shqiptare, me ç’rast i hapi rrugë dhe shenjtërimit të saj./tvklan.al