Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka deklaruar se kufijtë e vendit të tij do të qëndrojnë mbyllur me SHBA-të edhe për disa javë të tjera. Megjithatë ai u shpreh se, kufiri nuk është mbyllur i gjithi pasi lejohen të kalojnë vetëm ata që merren me tregti.

“Jemi duke diskutuar disa çështje me kufijtë në lidhje me zinxhirin e furnizimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por realiteti është se do të duhen javë të tëra para se ne të flasim për zbutje të kufizimeve në kufij”, shtoi ai.

Sipas Trudeau, duhen mbrojtur qytetarët dhe çdo vend është duke vepruar në këtë mënyrë. “Të gjitha vendet në botë kanë kufizime të udhëtimeve. Kanadaja dhe SHBA-të nuk bëjnë përjashtim”, tha ai.

Kufiri Kanada-SHBA është më i gjati në botë, rreth 8850 kilometra. /tvklan.al