Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Kandidati për kryetar bashkie i Partisë Demokrate të Reformuar Kreshnik Çollaku, ka shprehur shqetësimin e tij, për pikat e karburanteve në brendësi të zonave të banuara.

Kreshnik Çollaku:- “Shikoni çfarë krimi, çfarë rreziku permanent për këta banorë që jetojnë në këto pallate, të jetojnë poshtë një depozite të madhe karburanti, të rrezikshëm nga momenti në moment mund të ndodhen përballë fatkeqësish të ndryshme”.

Çollaku shprehet se bashkia duhet të marrë kompetenca për të licencuar këto pika, ndërsa policia ndërtimore të shembë objekte nërtimi që janë  leje ndërtimi./tvklan.al