Gazetari: “Trafiku nuk është i rënduar vetëm në qendër të Tiranës. Si pasoj e neglizhencës së vazhdueshme të policisë rrugore, edhe këtu në periferi të kryeqytetit, trafiku është një problem shqetësues për kalimtarë dhe për drejtues të automjeteve. Dhe si për ironi një fenomen i tillë ndodh fare pranë zyrave të Komisariatit të Policisë Rrugore”.
E megjithëse ka mbi 13 herë që TV Klan nëpërmjet kronikave ka pasqyruar këtë shqetësim. Ende asgjë nuk është bërë për t’i dhënë frymëmarrje këtij segmenti rrugorë, në afërsi të ish-kinostudios. Ashtu sikurse dhe përgjatë segmentit të unazës, trafiku shkaktohet nga parkimi i vend e pa vend i automjeteve. Ndërkohë që punonjësit e policisë rrugore tregohen indiferent ndaj kësaj situate.
Siç shihet makinat përballë Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë, kanë zbatuar edhe trotuarin në të dyja anët e rrugës duke ju privuar kalimtarëve të drejtën për të lëvizur lirisht. Ky lëmsh automjetesh shkaktohet gjithashtu edhe nga makinat e bllokuara nga policia rrugore, por që çuditërisht janë lënë jashtë parkimit të komisariatit.
Edhe në kaq të tjera makina i shtohen këtij kaosi, teksa drejtuesit e tyre në shpejtësi për të paguar gjobat pranë sportelit të posaçëm të Komisariatit Rrugor i lënë makinat kuturu. Në këto kushte rreziku për aksidente është tepër i lartë./tvklan.al
Gazetari: Fjorald Zguro
Operator: Ben Haxhiaj