Autoritetet italiane kanë sekuestruar 1 ton lëndë narkotike në Monopoli. Sipas mediave italiane, ngarkesa prej 646 kg marijuanë dhe 250 kg hashash, ishte nisur nga Shqipëria.
Droga ishte e ndarë në 54 pako dhe u trafikua me gomone me motorë të fuqishëm. Në pranga kanë rënë dy vëllezër italianë, të cilët transportonin drogën, dhe që akuzohen për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Operacioni anti-drogë u zhvillua mesnatën midis të hënës dhe të martës, ndërsa lajmi është bërë publik ditën e sotme.
Nga hedhja në treg e kësaj sasie të konsiderueshme droge, organizata kriminale do të qarkullonte rreth 10 milionë Euro, raportojnë mediat italiane. Detaje tjera për këtë ngjarje priten në vijim. /tvklan.al