Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo është një nga kandidatët për stolin e klubit amerikan, Inter Miami.
Sipas “Mundo Deportivo”, trajneri Tata Martino do të largohet nga drejtimi i skuadrës dhe Silvinjo është mes kandidatëve, për të drejtuar Leo Messi-n me shokë.
Favoritë për stolin e Inter Miami aktualisht janë Xavi Hernandez dhe Javier Mascherano, por tekniku aktual i Kombëtares shqiptare është gjithashtu pjesë e listës së kandidatëve.
Emrat e lidhur me skuadrën e MLS, janë kryesisht ish-lojtarë të Barcelonës, kjo edhe për shkak se pjesë e ekipit, janë futbollistë që kanë një të kaluar te katalanasit, si Leo Messi, Jordi Alba, Luis Suarez dhe Sergi Busquets.
Kujtojmë se Silvinjo rinovoi me Federatën Shqiptare të Futbollit në verë, me kontratën aktuale që është e vlefshme deri në muajin Dhjetor të vitit 2025. /tvklan.al