Policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes së 51-vjeçarit Niko Goro. Ai është 53-vjeçari Kliti Leka, banues në Tiranë.
Autori u kap në vendin e quajtur Livadhet. Policia ka sekuestruar armën e dyshuar të krimit, një armë zjarri kallashnikov dhe automjetin me të cilin u largua autori. Më tej autoritetet sqaruan se pas kontrollit fizik të autorit është gjetur dhe një tjetër armë zjarri të tipit pistoletë, e cila është sekuestruar gjithashtu në cilësinë e provës materiale.
Tvklan.al ka siguruar foton nga momenti i arrestimit të 53-vjeçarit.
Autori është shoqëruar për në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
51-vjeçari Niko Goro u qëllua me armë zjarri mëngjesin e kësaj të shtunë në vendin e quajtur rrethrrotullimi që të çon në lagjen Spille Himarë.
Për shkak të të shtënave është plagosur lehtë në këmbë edhe një 57-vjeçare që sipas policisë është jashtë rrezikut për jetën./tvklan.al