Ne një reagim te menjëhershëm nga selia roze, sekretari për çështjet zgjedhore, Kastriot Islami deklaroi se përgjigjja e Ministrisë se Brendshme lidhur me kërkesën e Partisë Socialiste për informacione mbi ecurinë e pajisjes me letërnjoftime te votuesve, është e paplote dhe e pasakte.

Kastriot Islami: “Para disa minutash kam marrë një shkresë nga Ministria e Brendshme të pafirmosur nga ministri, por nga personi që merret direkt me çështjen e letërnjoftimeve, nga zoti Poni. Ky është një fakt tjetër shqetësues. Ndërkohë dua të theksoj se ne kemi kërkuar listën emërore të votuesve pa pasaportë që kanë aplikuar dhe jo atë të atyre që nuk kanë ende aplikuar. Ripërsëris se së pari kërkojmë listën e votuesve me pasaportë, duke ritheksuar si të paargumentuar arsyetimin e datës 19 Maj për mbrojtjen e të dhënave personale. Është kërkuar vetëm lista e votuesve me pasaportë pa asnjë të dhënë personale që do të shoqëronte këtë listë. Ky insistim i Ministrisë së Brendshme për të mos dërguar këtë listë me arsyetimin e mbrojtjes së të dhënave personale lë vend dyshimit për manipulim me shifrën prej 730 mijë votuesve pa pasaportë. Është abuziv fakti se në shkresën e dërguar thuhet se “disa testime provojnë” se numri prej 160-260 mijë i votuesve pa pasaportë që do të mbeten pa aplikuar nga shifra prej 730 mijë shtetas të larguar, janë shtetas të larguar jashtë vendit si pasojë e emigracionit të paligjshëm. Ky është një interpretim i papranueshëm dhe arbitrar.”

Me herët, sekretari socialist për çështjet zgjedhore, Islami ripërsëriti qëndrimin e vendosur te socialisteve për te mos lejuar zhvillimin e zgjedhjeve te 28 Qershorit pa letërnjoftime.

Afati i fundit i dhënë nga Partia Socialiste për dhënien e një përgjigjeje te sakte dhe te detajuar nga Ministri Nishani, është 31 Maj./tvklan.al