zdrafkoE shtuna në ekranin e Televizionit Klan rezervoi një tjetër mbrëmje të tingujve magjikë të muzikës tradicionale dhe qytetare. Në natën e pestë të spektaklit “Kenga ime”, shtatë  artistë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia prezantuan për herë të parë krijmtarinë  e tyre të re krah asaj të traditës.

Geraldi, një nga talentet e X-Factor Albania, hapi mbrëmjen.

 Teatri i Televizionit Klan riktheu në skenë legjendën e gjallë të muzikës shqiptare Gjokë Vata.  Tingujt e muzikës së Shqipërisë së mesme erdhën përmes zërit të Fatmire Majkut.

“Kënga ime” është kthyer në  shtëpinë e përbashkët të këngëtarëve  nga trevat shqipfolëse. Këtë mbrëmje Kosova u përfaqësua me gjakovarin Visar Peja, ndërsa shqiptarët e maqedonisë me tenorin Selami Kolonja dhe talentin X-Factorian, Mia.

 I dashur si gjithmonë për publikun Devis Xherahu i këndoi dashurisë. 

Tango, ishte koreografia e përzgjedhur nga Albi Nako që erdhi nën interpretimin e të bukurës Klaudia dhe djemve të trupës së baletit të Televizionit Klan.

Ashtu si edhe prej disa ditësh ishte lajmëruar, për herë të parë miti i muzikës së Ballkanit, Zdravko Čolić u ngjit në skenën shqiptare të “Kënga ime”.

Dhe për tenderuar publikun që qendroi gjatë gjithë kohës në këmbë ai promovoi në këtë skenë dy këngët e tij të reja.