E ftuar në emisionin Rudina në Tv Klan ka qenë Diona Fona e cila është një këngëtare me origjinë nga Kosova që ka lindur në Londër dhe tani aktualisht zhvillon karrierën e saj muzikore mes Kosovës dhe Anglisë. Njihet tashmë për këngët e saj që kthehen në hit, por edhe të stilit të veçantë në klipet muzikore. Diona Fona ka mbaruar studimet për artin skenik në Londër dhe kjo e bën atë më të veçantë në interpretimin e këngëve të saj. Synon tregun ndërkombëtar e duket se i ka të gjitha gjasat për t’ja arritur.

Se fundmi ajo ka publikuar këngën e saj më të re të titulluar Xhan e cila ka treguar se është frymëzuar nga historia e saj personale dhe zhgënjimin që ka pasur e ka kthyer në një gjë pozitive me këtë këngë.

Rudina Magjistari: A ka një xhan në jetën tëndë, një shpirt, një njeri të cilit i ke dhuruar zemrën?

Diona Fona: Po normale, është pjesë e jetës. Është shumë e bukur dhe shumë e hidhur ndonjëherë. E kam kthyer dëshpërimin tim në një mënyrë shumë pozitive.

Rudina Magjistari: Kjo këngë merr spunto nga një histori e jotja, nga një zhgënjim i yti që ke jetuar në jetën tëndë?

Diona Fona: Po, ama e kam kthyer në anën pozitive, ndonjëherë e jep zemrën dhe të kthehet në mënyrën që nuk duhet.

Rudina Magjistari: Mesazhi që sjell ti aty është që vajzat të mos qajnë shumë dhe të vazhdojnë para dhe të mendojnë për jetën e tyre.

Diona Fona: Vazhdoni përpara dhe duajeni sa më shumë veten sepse kushdo që do të të dojë më vonë, ka për të të respektuar më shumë, kur ti e respekton veten.

Rudina Magjistari: Ty të ka kaluar i gjithë trishtimi?

Diona Fona: Po jam shumë mirë, tani ia kam dhënë zemrën muzikës. /tvklan.al