Lajme Arkiva 2003

Korporata energjetike ka hedhur në gjyq kompaninë gjermane ELBER që administron ujësjellësin e Elbasanit pasi kjo e fundit nuk i ka shlyer ende borxhin, ndërkohë në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak në Elbasanit janë thirrur në interpelancë drejtuesit rajonal të KESH-it, Nikollë Tuka dhe Qemal Stambollxhiu, të cilët kanë dhënë shpjegime për situatën e krijuar.

Sipas këtyre kompania ylber vazhdon ti ketë një borxh KESH-it prej 300 milionë lekësh, por ata kanë theksuar se kjo çështje tashmë i ka kaluar drejtësisë, ndërkohë rreth orës 14 në Bashkisë e Elbasanit u zhvillua një tjetër takim midis zëvendës Ministrit të Energjetikës dhe përfaqësuesve të ELBER.

ELBER pretendon se shteti shqiptar i ka një borxh prej 300 milionë lekësh, aq sa është dhe borxhi i saj ndaj KESH-it./tvklan.al