Lajme Arkiva 2003

Shkodranëve të prapambetur në pagesën e faturave të energjisë elektrike u bëhet thirrje të nisin shlyerjen e tyre të paktën nga ky vit të asaj që do të konsumojnë në vazhdim. Për periudhën e errët me arkëtime të pakta korporata elektro-energjetike ka vendosur ngrirjen e faturave të papaguara deri në fund të vitit të kaluar, pra nuk ka falje borxhi por ngrirje të tij.

Sipas drejtuesit aktual të korporatës në Shkodër, është parlamenti ai që ndërmerr amnisti fiskale për të falur faturat gjë  e cila ka ndodhur në vitin 1996. Që nga ky vit e deri në fund të vitit 2002. Qyteti i Shkodrës i detyrohet korporatës mbi 3 miliard Lekë.

Porsa i përket kohës së shlyerjes së kësaj debie disa vjeçare drejtori Maliqi shprehet se do të diskutohet në një fazë të dytë. KESH-i u bënë këtë lehtësi qytetarëve duke parë nivelin e ulët të pagesave dhe për të shtuar të ardhurat në filialin problematik.

Përsa i përket situatës në së furnizimit me energji elektrike është përgatitur një platformë e re duke i dhënë fund ndërprerjeve kolektive. Përgjigja për kufizimet e gjata në këtë qytet është se ato vijnë si rezultat i fuqisë së kufizuar të transformatorëve,por korporata elektroenergjetike nuk ka harruar ndëshkimin sipas ligjit për të gjithë mos paguesit e energjisë.

Për qytetin e Shkodrës korporata elektronenergjetike pritet të vendosë në punë matës të rinj për familjarët pa to./tvklan.al