Një moment triumfi u kthyer një moment trishtimi për aktoren australiane Nicole Kidman, e cila duhej të largohej herët nga Festivali i Filmit në Venecia pasi mori vesh për vdekjen e nënës së saj.
Aktorja e njohur fitoi çmimin për Aktoren më të Mirë në Festivalin e 81-të të Filmit në Venecia, por nuk ishte në qytetin italian për të marrë çmimin për filmin e saj të ri Babygirl .
Çmimin e lakmuar aktroja ja dedikoi çmimin nënës së saj të ndjerë.
“Jam në shok dhe më duhet të shkoj te familja ime. Por ky çmim është për të,” tha regjisorja e filmit Halina Reijn teksa lexoi një letër në emër të saj.
Nëna e Nicole ka vuajtur probleme shëndetësore gjatë viteve të fundit. Në vitin 2022, në mes të pandemisë COVID-19, fituesja e çmimit Oskarit rrëfeu se iu desh të shkonte në vendlindje në Australi për të qenë me nënën e saj.
Klan News