Gareca: Provë e rëndësishme me një pjesëmarrës në Europian
Ricardo Gareca debutoi me fitore në stolin e Kilit. Por më shumë trajneri 66-vjeçar nga Argjentina vlerësoi sfidën me Shqipërinë si të vlefshme për të ardhmen e skuadrës, pasi luajtën ndaj një skuadre të kualifikuar në Europian.
“U përballëm me një kundërshtar të ndërlikuar që kishte kohë pa humbje që është kualifikuar në Kampionatin Europian dhe ishte një provë e rëndësishme për ne”, tha trajneri i Kilit.
“Të rinjtë vrapuan gjatë të gjithë takimit, të gjithë punuan për ekipin”, u shpreh futbollisti Alexis Sanchez.
Gjatë intervistës në fushë, sulmuesit kialian iu afrua një tifoz shqiptar i cili i kërkoi fanelën.
Në këtë takim portieri Claudio Bravo vendosi një rekord me përfaqësuesen, duke u bërë lojtari më i vjetër që luan për skuadrën amerikanojugore, në moshën 40 vjeç e 344 ditë.
Kili do të zhvillojë të martën një tjetër miqësore, ndaj Francës nënkampione e botës.
Tv Klan