Egzon Keçi është koleksionist i makinave të vjetra në miniaturë. Në koleksionin e tij momentalisht ndodhen mbi 700 makina ku më e vjetra i përket vitit 1996-1997. I ftuar në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, ai rrëfen pasionin e tij dhe si është ndërthurur në jetën e njerëzve përreth tij.

Egzon Keçi: Në  fillim has pak vështirësi me njerëzit të them të drejtën sepse “akoma s’u rrite ti me këto?” Edhe kur vinte ndonjë familjar, kushëri me fëmijët unë e kisha problem kur m’i preknin. Për këtë pjesë më ka ndihmuar gjyshja, ajo ishte shumë… ishte roja e makinave se nuk linte.

Agida Koçi: Bravo gjyshja!

Katerina Trungu: Po tani si ia bën, fëmijë vijnë vërdallë në familje që e dinë?

Egzon Keçi: Tani është bërë vajza, ajo është mbrojtësja.

Katerina Trungu: Është vajza jote që i do?

Egzon Keçi: Jo, nuk lë njeri t’i afrohet dhe jam i sigurtë.

Agida Koçi: Sa vjeç është?

Egzon Keçi: Vajza është 5 vjeç.

Katerina Trungu: Ta kesh me jetë!

Egzon Keçi: Edhe kur dalim me gocën, kur blej ndonjë dhuratë për të, ajo thotë “babi, bli ndonjë makinë”.

Agida Koçi: Po gruaja, jam kurioze, çfarë thotë gruaja në këtë rast?

Egzon Keçi: Gruaja në fillim e kishte shumë siklet sepse këto duan edhe përkujdesje, duhen fshirë pluhurat siç e thamë, kemi dhe penelat që na ndihmojnë për pastrimin e pjesëve të brendshme të makinave. E kishte një çikë si siklet nusja, pastaj…

Katerina Trungu: Për cilën arsye?  Ajo të ndihmon në pjesën e mirëmbajtjes prandaj i kishte siklet? I ke hapur  një ppunë, pak kam gjërat e shtëpisë ka thënë, do rri të merrem edhe me makinat e tua!

Agida Koçi: Sa makina kishe kur jeni njohur?

Egzon Keçi: Kam pasur mbi 300 e ca copë kur jemi njohur. Kur i kam shkuar të bashkëjetojmë dhe në fillim i kam shkuar me valixhe te shtëpia, “hë more rrobat?”, tha. “Jo more, janë makinat”, i thashë./tvklan.al