Të qeshura pa fund për një vit të ri të paharrueshëm! Është ky premtimi i programit më të dashur të humorit “Klanifornia” në Televizionin Klan, gjatë natës ndërrimit të viteve.Për rreth 6 orë në transmetim, me një puntatë speciale për t’ju dhuruar shqiptarëve energjinë e mirë që ju duhet teksa festojnë me familjen.

Një numër i madh skeçesh në skenë dhe jashtë saj, janë realizuar në detaje nga trupa profesioniste dhe e supertalentuar e aktorëve të Klanifornias. E jo vetëm kaq! Krahas tyre do të marrin pjesë te ftuar VIP nga çdo fushe, që si asnjëherë më parë kanë pranuar të shfaqen para publikut nën petkun e aktrimit.

Sigurisht, nuk mund të mungojnë performancat e përzgjedhura nga trupa e baletit, që të gërshetuara me muzikën e të ftuarve janë garancia e një atmosferë magjike.

Surprizat nuk mbarojnë këtu! Por për të tjerat duhet pritur ora 21:00 e se premtes. “Klanifornia” është njësuar tashmë me spektaklin e humorit që shqiptarët presin çdo javë, një formulë suksesi që mban autorësinë e Turjan Hyskës, nën moderimin e Marina Vjollcës e sigurisht nën logon e gjigandit mediatik Tv Klan.

Tv Klan