“Klasikët n’Lissus”, bëri bashkë 6 instrumentistë të shkolles 9 vjeçare “Besëlidhja” në Lezhë në edicionin e dytë në koncertin e muzikës së dhomës nga instrumentistët e klasave të muzikës të kësaj shkolle.
Pavarësisht se ngjitej për herë të parë në skenën e Pallatit të Kulturës një zhanër i tillë, publiku ishte në pritje për të dëgjuar pjesë klasike nga kompozitorë të njohur. 6 nxënës sfiduan për të prezantuar diçka të re.
Emocionet e përcjellura reflektuan tek publiku që nuk i kurseu duartrokitjet.
Melisa Figuri: Sot u dhamë emocione ndryshe publikut.
Fabio Markolaj: Ka dashur shumë punë, shumë studim. Besoj se publiku është kënaqur me punën tonë
Sara Nikolli: Më pëlqeu, duartrokitjet, brohoritjet…Ishte shumë mirë!
Kryetari i bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu, tha se këta artistë demostrojnë se shkolla “Besëlidhja” po kthehet në një fidanishte që po rrit talente që po i japin një tjetër ritëm jetës kulturore të këtij qyteti.
Pjerin Ndreu: Këto fëmijë sonte na treguan se do jenë muzikantë të mëdhenj në të ardhmen dhe ne jemi krenarë për ta.
Prej pak vitesh muzika klasike ka filluar të gjallërohet në Lezhë.
Klan News