Tirana-Vllaznia, sfida më e rëndësishme e Javës së 11, por e konsideruar edhe si “Klasikja e Futbollit” shqiptar, kësaj here do të luhet në Lushnje.
Fusha e Selman Stërmasit konsiderohet e papërshtatshme dhe Tirana detyrohet të shtegtojë ku të mundet për ndeshjet që normalisht duhet t’i luante në shtëpi. Të indinjuar janë si Bledi Shkëmbi, ashtu edhe Thomas Brdaric.
Bledi Shkëmbi: Shqetësues shumë po më shumë, qesharak pak. Ndeshja më e rëndësishme, nuk është normale të luhet në fushë si Lushnja.
Thomas Brdaric: Për rrethanat, ishte çmenduri, deri dje në darkë nuk e dinim ku do luanim. Tani kanë bërë marrëveshje për të luajtur në Lushnjë, në informacionet që kemi fusha nuk është në kushtet e duhura.
Sa i përket ndeshjes, Bledi Shkëmbi duhet të përgatisë skuiadrën në të gjitha fushat, veçanërisht nga ana psikologjike.
Bledi Shkëmbi: Duket që derisa nuk i kemi kthyer, nuk i kemi mendjet aq të përgatitura. Në futboll nga eksperienca nuk fiton ai që ka mendjen dhe fuqi më shumë. Ndeshjet kanë ikur, jemi përballë një fakti që nuk po fitojmë, e kemi të vështirë dhe duhet të kthehemi të fitojmë ndeshjen.
Thomas Brdaric: E dimë që mund të shënojmë në çdo situatë gjatë lojës, kjo është diçka pozitive. Na jep besim për të fituar ndeshjet, por nëse dëshirojmë të rritemi si ekip, të mos pësojmë gola dhe të jetë fokusi ynë që të forcojmë mbrojtjen në ndeshjet e radhës.
Partizani kryesues do të vizitojë Skënderbeun në Korçë.
Aleksandar Veselinovic: Në kampionatin shqiptar çdo ndeshje është interesante, nuk mund të bësh parashikime. Agresiviteti vazhdon deri në fund. Shënuam në Shkodër në minutën e 92-të, Laçi në minutën e 98-të. Çdo pikë është e artë dhe kjo është gjë shumë e mirë për futbollin shqiptar.
Ivan Gvozdenovic: Do jetë ndeshje e fortë, me atmosferë dhe me tifozë. Ne kemi respekt për Partzanin, por ne jemi Skënderbeu.
Laçi-Egnatia është ndeshja tjetër e së mërkurës, ndërsa të enjtën luhet Dinamo-Bylis dhe Teuta-Elbasani.
Tv Klan